
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me kryetarët tjerë të komunave të Pollogut, themeluan Departament për menaxhim me ujërat dhe rreziqet nga përmbytjet në rajonin e Pollogut.

Ky departament u miratua nga të gjithë këshillat komunalë, ndërsa sot u zyrtarizua themelimi i kësaj njësie.

Projekti për themelimin e këtij departamenti është në bashkëpunim me UNDP-në, ndërsa u nënshkrua sot në Tetovë nga të gjithë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut.