LajmeRajon

Kurti: Javën tjetër ua dorëzojmë ofertën veteranëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fjala veteran dhe luftëtar e çlirimtar nuk duhet të jenë në një fjali me fjalën pagë.

Kurti në një konferencë për media të shtunën, ka thënë se paga nuk merret për diçka që është bërë para 23 vjetëve. Sipas tij, veteranët marrin beneficion.

Kurti ka thënë se beneficioni i veteranëve duhet të jetë më i lartë se paga minimale, por që sipas tij, për të ndodhur kjo, fillimisht duhet të bëhet pastrimi i listave.

“Unë nuk besoj që në Republikën e Kosovës fjalën veteran dhe luftëtar e çlirimtar në njërën anë, dhe fjalën pagë në anën tjetër, duhet t’i kemi në të njëjtën fjali. Këto janë beneficione për veteranët si mirënjohje e shoqërisë, por jo pagë. Paga merret në kohën e tashme të vazhdueshme jo për diçka para 23 vjetëve. Kjo nënkupton që beneficioni nuk bën të lidhet me pagën minimale. Unë besoj që beneficioni për veteranët duhet të jetë më i lartë se paga minimale. Por për këtë kam kërkuar që paraprakisht të bëhet një rregullim i listave sepse duhet të vijmë tek e vërteta historike ashtu siç ka qenë. Nuk kemi nevojë ta shtojmë numrin e veteranëve që të ndihemi krenarë”, ka thënë Kurti të shtunën.

Ai ka shtuar se janë duke punuar në një propozim konkret, një oferte e cila do t’i prezantohet organizatave të dala nga lufta.

Show More

Related Articles

Back to top button