BotaLajme

Shefi i OKB-së dhe Erdogan diskutojnë marrëveshjen e grurit të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, për mënyrën se “si të garantohet përmirësimi, zgjerimi dhe shtrirja” e një marrëveshjeje që lejon eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Dyshja diskutuan gjithashtu se si të përmirësohet eksporti i produkteve ushqimore dhe plehrave ruse në tregjet botërore, njoftoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, lejon që gruri ukrainas i bllokuar nga konflikti të eksportohet në mënyrë të sigurt nga portet e vendit të Detit të Zi.

Mirëpo, Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk do të lejojë që marrëveshja të zgjatet përtej 18 majit nëse Perëndimi nuk heq pengesat për eksportet ruse të grurit dhe plehrave. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit kryesorë të grurit, por Moska thotë se pjesët e marrëveshjes që synojnë ta lejojnë atë të eksportojë mallrat e veta bujqësore që nëpërmjet Detit të Zi nuk po respektohen.

Megjithëse eksportet bujqësore të Rusisë nuk janë vënë në shënjestër të qartë nga sanksionet perëndimore, Moska thotë se kufizimet në pagesat e saj, logjistikën dhe industritë e sigurimeve – të vendosura për veprimet e saj ushtarake në Ukrainë – kanë krijuar një pengesë për eksportin e drithërave dhe plehrave të saj.

Show More

Related Articles

Back to top button