LajmeRajon

Forumi i Delfit në Greqi i bashkon Ramën e Kurtin

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delfit që u zhvillua një ditë më parë në Athinë.

Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë disa foto nga forumi ku shihet se është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një prej paneleve të forumit ekonomik, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë në pikun e tyre. Megjithatë kërkoi që niveli i shkëmbimeve tregtare të rritet. Sipas tij, Situata në Ballkanin Perëndimor është në përmirësim dhe se vendet kanë filluar të flasin edhe pse lufta në Ukrainë përbën një problem.

Rama tha se pas hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së ka një frymë të re bashkëpunimi pasi vendi ynë e sheh atë si të vetmen mundësi ku dëshiron të shkojë.

Show More

Related Articles

Back to top button