Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shfaq të shtunën në publik për herë të parë në tre ditë, pasi një infeksion në stomak e mbajti atë jashtë fushatës zgjedhore.
I buzëqeshur dhe i veshur me një xhaketë të kuqe, udhëheqësi 69-vjeçar doli në skenën e një festivali të aviacionit në Stamboll dhe u hodhi lule mbështetësve që valëvitnin flamurin.
Ai mbërriti së bashku me aleatin e tij të ngushtë, presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin libian Abdelhamid Dbeibah.
Të dy vendet kanë luftuar duke përdorur dronët luftarakë të Turqisë, të cilët do të shfaqen dukshëm në ngjarjen e aviacionit të fundjavës, transmeton Klankosova.tv.