Aeroplanët ushtarakë izraelitë dhe fluturaket pa pilot sot e qëlluan një depo për armë dhe pozita ushtarake të Lëvizjes radikale palestineze Hamas në Rripin e Gazës si përgjigje e sulmit me raketa në territorin izraelit paraprakisht sot. Këtë e kumtoi shërbimi për shtyp i Armatës.
“Gjatë natës organizata terroriste Hamas ka gjuajtur projektil nga Rripi i Gazës kundër civilëve në Izraelin jugor. Projektili u prit nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore. Para një kohe të caktuar si përgjigje e sulmit me raketa, aeroplanët ushtarakë izraelitë e sulmuan një numër të madh caqesh të terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës”, thuhet në kumtesë. Cak i sulmeve ajrore ishin “një depo me armë e vendosur në vendin e kampit ushtarak të Hamasit në enklavën palestineze”, si edhe “tri pika të tjera ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës”, kumtoi shërbimi për shtyp.