BotaLajme

Rusia bombardon disa qytete të Ukrainës

Sirenat e alarmit për sulme ajrore kanë thyer qetësinë e natës në disa qytete të Ukrainës lindore, pas një seri raketash ruse dhe dronë u lëshuan nga Rusia.

Objektiv kryesor ka qenë Kievi, ku të paktën 18 raketa të kalibrit të madh u lëshuan në drejtim të kryeqytetit ukrainas.

Fatmirësisht, mbrojtja raketore ka qenë aktive dhe të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan pa shkaktuar fatalitete apo dëme.

Bombardimet raportohet të ketë pasur nga ushtria ruse dhe në qytetin e Pavlograd, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk.

Sipas guvernatorit Nikolai Lukashuk të paktën 25 civilë u plagosën, mes të cilëve dhe shumë fëmijë, teksa janë dëmtuar dhe disa banesa.

Në Sumy, edhe këtë herë, trupat ruse nuk kanë bërë dallim gjatë sulmeve të tyre duke goditur infrastrukturën, ndërtesat e civilëve, një zonë industriale dhe madje një shkollë.

Show More

Related Articles

Back to top button