Në Maltë janë sekuestruar rekord 1,5 tonë kokainë për Slloveninë
Doganierë nga Malta kanë sekuestruar rekord 1,5 tonë kokainë, të vlerësuar në 300 milionë euro, të fshehur në një kontejner, me të cilin janë transportuar banane nga Kolumbia në Slloveni, publikoi sot gazeta e Maltës “Malta tudej”.
Sipas raportit, nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 50 thasë me pothuajse 1.500 paketime nga një kilogram kokainë në një anije që ka lundruar për në Koper në Slloveni. Rastin e hulumton Sektori për narkotikë nga policia e Maltës, njofton STA.
Dogana kumtoi se sekuestrimi ka qenë rekord për nga vëllimi dhe vlera, shumë më e madhe se dërgesa prej 800 kilogramë kokainë në portin e njëjtë muajin e kaluar.
Theksohet se doganierët në Malta në vitin 2019 kanë sekuestruar gjithsej 750 kilogramë kokainë, në vitin 2020 612 kilogramë, ndërsa vitin e kaluar 740 kilogramë.