LajmeRajon

Shkarkohen katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

Janë liruar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu thuhet në vendimin e marrë nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Qeveria e Kosovës përkatësisht ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi l, ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ishte themeluar për hartimin e statutit të Asociacionit. 

Ky ekip të martën ka prezantuar draft-statutin e Asocicionit gjatë takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.

Kështu ka bërë të ministri Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se vendimi vjen pas prezantimi të draft-statuti që u bë të martën në Bruksel në takimin e kryeministrit Kurti me presidentin serb, Vuçiq.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.” – thuhet në reagimin e ministrit.

Show More

Related Articles

Back to top button