LajmeRajon

Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Këtë të mërkure në Dhomat e Specializuara në Hagë nga ora 09:30 pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Pjetër Shalës.

Dje, në procesin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, dëshminë e dha dëshmitari i 11-të, ku ndër të tjera u pyet edhe në rast se kishte persona të tjerë në vendin ku pretendohej se ishte mbajtur.

E, dëshmitari i 11-të tha se ishin diku shtatë ose tetë persona tjerë, teksa shtoi duhej të kërkonin lejë nga roja për të shkuar në tualet e për të marrë ujë.

“Po duhej të kërkonim leje nga roja për të shkuar në tualet dhe për të marrë ujë… Më tepër i kanë rrahur me shufra gome, mua personalisht vetëm një herë më kanë rrahur… I kthenin me kokë për muri dhe s’mund të shihnin se kush është duke i rrahur”, tha dëshmitari i mbrojtur.

Show More

Related Articles

Back to top button