GostivarLajmeSport

Debresh, Komuna e Gostivarit dhe Lidhja e Sportit Shkollor organizuan gara ndërkomunale në futboll

Rreth 100 nxënës të shkollave fillore nga komuna e Gostivarit dhe asaj të Vrapçishtit kanë marrë pjesë në gara në futboll të cilat u zhvilluan në palestrën sportive të shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Debresh. Garat janë organizuar në bashkëpunim të Komunës së Gostivarit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Maqedonisë, ku merrnin pjesë nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata nga 9 shkolla fillore, 6 nga Gostivari dhe tre nga Vrapçishti. Në hapjen e këtij aktiviteti sportiv merrte pjesë edhe udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, e cila uroi që të fitojë ekipi më i mirë.

“Ky organizim vjen në bashkëpunim me Federatën e sportit për çka e felenderojmë kryetarin e Federatës, Burim Beshiri, i cili gjithmonë merr përsipër këto aktivitete dhe besoj që do të fitojë më i miri”, deklaroi Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë komunës së Gostivarit.

Sanije Durmishi, drejtoreshë e shkollës nikoqire theksoi se për ata është privilegj që “Faik Konica” është zgjedhur shkollë ku organizohen këto gara.

“Kemi nderin që jemi nikoqir të këtij aktiviteti garues sportiv organizuar nga komuna e Gostivarit dhe Federata e Sportit. Në këtë aktivitet garues marrin pjesë shkollat fillore nga komuna e Gostivarit dhe komuna e Vrapçishtit. Ju dëshirojmë suksese nxënësve dhe mësimdhënëse nga edukimi fizik që janë pjesëmarrës”, deklaroi Sanije Durmishi, drejtoreshë e Sh.F “Faik Konica” – Debresh.

Burim Beshiri, kryetari i Lidhjes së Sportit Shkollor për qytetin e Gostivarit theksoi se fitusit e kësaj gare, pastaj do të marrin pjesë në garat zonale të cilat priten të mbahen në fillim të muajit që vjen.

“Në garë kemi nëntë shkolla fillore dhe ekipi që fiton garat ndërkomunale do të merr pjesë në garat zonale ku jemi bashkë me zonën e Tetovës. Ato gara do të mbahen në fillim të javës së parë të muajit qershor”, deklaroi Burim Beshiri, kryetari i Lidhjes së Sportit Shkollor për qytetin e Gostivarit.

Në garë nga komuna e Gostivarit merrnin pjesë ekipet shkollore nga shkolla fillore “Ismail Qemali”, “Bashkimi”, “Goce Dellçev”, “Mustafa Kemal Aataurk”, “Faik Konica” – Debresh dhe ‘Përparimi” nga fshati Çegran, kurse nga komuna e Vrapçishtit shkollat fillore “Sali Lisi” – Dobërdoll, “Naim Frashëri” – Negotinë dhe “Memed Deralla” – Gradec. Në fund të garës, për ekipet më të mira janë ndarë kupa.

Show More

Related Articles

Back to top button