LajmeRajon

Tagjedia në shkollën e Beogradit, Edi Rama ngushëllon popullin serb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb për ngjarjen e sotme në një shkollë në Beograd ku mbeten të vrarë nëntë persona.

Rama përmes një shkrimi në” Twitter”, tha se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme, teksa të plagosurve iu uroi shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe”, shkroi Rama.

Kujtojmë se, mëngjesin e sotëm, një 14-vjeç vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd  poashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë./Arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button