LajmeMaqedoni

BDI zgjodhi kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunalë në 10 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot organizoi zgjedhje të drejtpëdrejta partikae në 10 degë partiake për kryetarë dhe anëtarë të kryesisë së degëve, si dhe për kryetarë dhe anëtarë të këshillave lokalë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për media nga selia e partisë në Tetovë, informoi se janë zhvilluar zgjedhje sot në degën e Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinës, Vrapçishtit, Tearcës, Çashkës, Studeniçanit, Dollnenit, Gostivarit dhe Tetovës. Në këto zgjedhje në 10 degë të BDI-së janë regjistruar 10.423 anëtar prej të cilëve kanë votuar 75 për qind.

“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për BDI-në, dy dekadat e ardhëshme i nisëm duke i prirë një procesi demokratik dhe ky proces nuk do të ndalet këtu por do të vijojë dhe në degët tjera duke e bërë BDI edhe më të fortë e më demokratike dhe më të përgjegjshme, që të jemi të qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët, sigurisht që të gjithë bashkë jemi më të fortë dhe të pamposhtur”, tha Ahmeti.

Në degën në Bogovinë për kryetar është zgjedhur Besnik Emshiu, në Bërvenicë – Arkin Jahiji, Zhelinë – Emir Sulejmani, Vrapçisht – Nebi Rexhepi, Tearcë – Nuhi Neziri, Çashkë – Nafi Durmishi, Gostivar – Valdet Xhaferi dhe Tetovë – Faton Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button