LajmeMaqedoni

Gjykata Supreme e konfirmoi Aktgjykimin për lëndën “27 Prilli”

Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat për rihetimin e jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga viti 2019 dhe të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup 2021 për lëndën “27 Prilli”.

“Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Aktgjykim Kvp.Kok2.Kvp.nr.14/22, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK.nr.40/18 të datës 15.03.2019 dhe të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH.nr.39/19 të datës 12.02.2021, i refuzoi si të pabaza”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Për ndërhyrjen në Kuvend më 27 prill 2017 u akuzuan 33 persona. Ata janë përndjekur për rrezimin terrorist të rendit kushtetues, 15 nga të akuzuarit janë amnistuar me Ligjin për amnisti.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk