Bllokada aktive do të vazhdojë edhe gjatë verës, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje, do të bëhet bllokadë e plotë e institucioneve, LSDM dhe BDI duhet të bien, thonë nga VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE gjatë verës do të ndërmarrë aktivitete të ndryshme protestuese në mbarë vendin. Do të vizitojmë të gjitha vendbanimet për të mobilizuar popullin kundër pushtetit që po varfërohet çdo ditë e më shumë.Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti vazhdojnë të injorojnë nevojën për zgjedhje, VMRO-DPMNE do t’i afrohet bllokadës së plotë të institucioneve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre dëmi i shkaktuar nga LSDM dhe BDI është më i madh se çdo dëm tjetër, prandaj të nevojshme janë zgjedhje siç thonë nga VMRO-DPNE për të formuar një qeveri të re që do ta nxjerrë vendin nga kriza, do t’i japë fund krimit dhe korrupsionit.