Sport

Ancelotti zbulon formacionin që do ta përdorë ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League

Liverpool dhe Real Madrid janë dy finalistët e garës më të madhe evropiane për klube “UEFA Champions League”.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 28 maj në Paris të Francës, aty ku do të mësohet edhe kampioni evropian i vitit 2022.

Liverpool eliminoi skuadrën spanjolle, Villarreal, kurse Real Madrid eliminuan Manchester Cityn për të siguruar biletën për finalen e madhe.

Tekniku italian i Realit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar sistemin e formacionit që do ta përdorë ndaj Liverpoolit në finale.

“4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundojë edhe si 4-4-2. Nuk mendoj se ka ndonjë sistem definitiv, ndonjëherë për të bërë presion kundërshtarit, ashtu siç bëmë ndaj Cityt, formacioni ndërron nga 4-3-3 në 4-4-1-1. Ideja nuk ndryshon shumë, vetëm çështja se si të mbrohesh nga kundërshtari”, tha Ancelotti.

Kujtojmë që Real Madrid tashmë e ka përfunduar çështjen e kampionatit spanjoll, La Liga, në të cilën u shpallën fitues, kurse Liverpool ende po luftojnë për titullin e Premierligës me Manchester Cityn në një garë të ngushtë.

“The Reds” do të kenë edhe një angazhim tjetër para finales së madhe të Champions Leagues, pasi në fundjavë do përballen me Chelsean në finalen e “FA Cup”./GazetaBlic Sport/

Show More

Related Articles

Back to top button