Nga 1 janari 2023, në Gjermani është futur në fuqi, mundësia e bashkimit familjar pa testin e gjuhës, për një kategori, sipas gazetarit Bahri Cani të DW.
Ai tha se prej 1 janarit është futur në fuqi, mundësia e bashkimit familjar pa teste, por kjo vlen për personat e punësuar me kualifime, pra për ata që kanë një diplomë të njohur në Gjermani.
Për personat e tjerë, për bashkime familjare, për fat të keq akoma nuk është hequr testi, megjithëse të them të drejtën, shumëkush ka probleme me mësimin e gjuhës gjermane dhe dhënien e këtij testi, ndonëse është vërtetet i domosdoshëm.
Cani sqaroi edhe njëherë se është hequr testi për personat me kualifikime, pra që kanë diploma të njohura – por jo për të gjithë. Pra, personat që punojnë në Gjermani ose që kanë ardhur sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, ata nuk mund të bëjnë bashkime bashkime familjare pa test.