GostivarLajme

Gostivari nikoqir i Randevusë arsimore “MASSUM 2023”

Dyzet e shtatë shkolla profesionale nga i gjithë vendi, sot dhe nesër qëndrojnë në Gostivar për të marrë pjesë në Randevunë arsimore “MASSUM 2023”.

Me këtë rast kisha nderin dhe kënaqësinë që të merrja pjesë në hapjen e kësaj gare së bashku me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Shaqiri. Së bashku vizituam edhe shtandet impresionuese të shkollave garuese.

Nxënësit garuan në disa kategori, si: intervistë për punë, fjalim publik, fotografi, faqe interneti, band dhe këndim solo, video reklamë, film, poezi, ping pong, basketboll dhe shërbime.

Uruam nxënësit për pjesëmarrje dhe u bëmë me dije se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë.

Ndryshe, organizatorë të këtij aktiviteti madhështor janë Shoqata e të Rinjve të shkollave të mesme profesionale të Maqedonisë së Veriut dhe dy shkollat e mesme profesionale të Gostivarit, gjegjësisht Teknikja dhe Ekonomikja.

Show More

Related Articles

Back to top button