LajmeMaqedoni

RMV, këtë vit shkollor kemi numër rekord të përsëritësve në shkollat ​​e mesme

Vitin e kaluar shkollor janë regjistruar 118 nxënës të cilët e kanë përsëritur vitin, kurse në vitin shkollor 2021/2022 ky numër është 261. Përse nxënësit “e humbin” vitin, gjegjësisht cila është arsyeja e kësaj rritjeje? A janë profesorët pa kompromis në formimin e notave apo nxënësit nuk janë të interesuar të mësojnë sa duhet për të marrë një notë që do t’u lejojë të kalojnë në vitin e ardhshëm? Për arsyet bisedoi Meta.mk me disa drejtorë dhe profesorë të shkollave të mesme, transmeton Portalb.mk.

Dimitar Gjorgjiev, drejtori i shkollës së mesme profesionale “Mihajlo Pupin” rikujton se viti përsëritet nëse nxënësi ka njëshe në tre lëndësh, kurse me dy njëshe nxënësi dërgohet në provim plotësues.

“Suksesi nuk duhet të përzihet me disiplinën, për atë shqiptohen masa pedagogjike dhe për këtë mund të kenë sjellje të reduktuara. Nuk kemi shumë përsëritës këtë vit, megjithëse këshillat e arsimtarëve ende po zhvillohen. Gjatë vitit shkollor janë organizuar konsultime me prindërit e nxënësve më pak të suksesshëm. Nga ato takime efekt pozitiv, herë më shumë, herë më pak”, tha drejtori.

Aleksandar Sibinovski, drejtori i shkollës së mesme profesionale “Vllado Tasevski”, informon se në këtë shkollë vitin do ta përsërisin 14 nxënës.

“Prindërit e nxënësve me më shumë njëshe, thirren në këshillim. Kur ka më shumë bashkëpunim dhe kontroll, suksesi është më i mirë”, thotë drejtori.

Apati, mungesë interesimi dhe demotivim

Elizabeta Sekirarska, profesoreshë në gjimnazin “Pero Nakov” në Kumanovë, është e befasuar nga numri i madh i nxënësve që e kanë përsëritur vitin, duke pasur parasysh, siç thotë ajo, trajtimin e dobët të mësimdhënësve në rolin e vlerësuesve për një kohë të gjatë.

“Të gjithë e dimë se sidomos fundi i vitit shkollor është i rezervuar për të gjitha format e urgjencave dhe presioneve për korrigjimin e notave. “Dua të theksoj se personalisht jam gjithmonë në anën e nxënësve dhe preferoj t’i justifikoj se sa t’i gjykoj, por mbetet fakti se shkolla prej kohësh nuk është vend ku jetojnë fëmijë të motivuar, të gatshëm për të punuar dhe mësuar për veten dhe për atë që i pret”, mendon profesoresha.

Prandaj, sipas saj, nëse dikur nota e dobët ishte alarm edhe për fëmijët edhe për prindërit, tani më nuk është kështu.

“Unë shoh disa arsye për këtë situate dhe sigurisht edhe rritjen e numrit të përsëritësve: apatinë, mosinteresimin dhe de motivimin e nxënësve që nuk e shohin të nevojshme të mësojnë. Rënia e moralit profesional dhe e motivimit te mësimdhënësit, të cilët për një kohë të gjatë janë nën presione të ndryshme, duke humbur kështu durimin pedagogjik shumë të nevojshëm për fëmijët që e perceptojnë shkollën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme – një vend për të qëndruar dhe për t’u argëtuar. Gjithashtu, marrëdhënia prind-mësues është një moment tjetër që tregon se gjërat seriozisht nuk janë mirë, nëse prindi nuk e di se ku është fëmija i tij, sa nota të dobëta ka dhe nëse shfaqet vetëm në fund të vitit, kur zakonisht është vonë”, ka sqaruara Sekirarska.

Profesoresha thotë se numri i përsëritësve nuk është i vogël sepse askush nuk është angazhuar për ta, edhe pse kanë një ose dy nota të dobëta, ndryshe nga ata të cilët kanë edhe nga nëntë të dobëta, por kalojnë “drejtë” sipas parimit “fëmijët e dikujt”.

“Mendoj se kjo sindromë e pabarazisë është një nga arsyet për të cilën nxënësit mendojnë se asgjë nuk është me rëndësi dhe se asgjë nuk është e nevojshme”, përfundon ajo.

Numri më i lartë në pesë vitet e fundit

Nëse shikohen shifrat që i publikon Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet se këtë vit numri i përsëritësve është më i larti, edhe pse nga viti në vit numri total i nxënësve ulet. Në vitin shkollor 2017/2018 ka pas 187 nxënës përsëritës, ndërsa në vitin 2018/2019 – 194 përsëritës, në 2019/2020 – 260 përsëritës.

2017/2018 – 192,448 nxënës, 187 përsëritës

2018/2019 – 188,102 nxënës, 194 përsëritës

2019/2020 – 187,240 nxënës, 260 përsëritës

2020/2021 – 187,555 nxënës, 118 përsëritës

2021/2022 – 186,649 nxënës, 261 përsëritës

Show More

Related Articles

Back to top button