BotaLajme

Kovaçevski në Uashington në takime me Blinkenin, Eskobar, senatorë dhe kongresmenë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër vazhdon me vizitën e punës dyditëshe në Uashington.

Në Uashington, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski është parashikuar të realizojë takim me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndihmës sekretarin  shtetëror të SHBA-së, Gabriel Eskobar, zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhanatan Fajner, këshilltarin e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Shole, të dërguarin special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global të Departamentit të shtetit të SHBA-së, Xhejms Rubin,  por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, ndër të cilët Debi Dingel, Kris Marfi, Blendan Bojl.

Kovaçevski njëherit do të realizojë takim edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic council).

Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, kryeministri Kovaçevski do ta vizitojë universitetin prestigjioz “Xhon Hopkins” në Uashington ku pas takimit me dekanin Xhejms Stajnberg, kryeministri do të mbajë fjalim edhe ligjëratë për sfidat dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke e marrë parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.

Sipas agjendës, është planifikuar edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në SHBA. 

Show More

Related Articles

Back to top button