LajmeRajon

Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës: Kosova ka shumë presione nga jashtë

Nën Patronatin e kryeministrit Albin Kurti, Forumi Ekonomik i Vjenës (VET) ka mbajtur konferencën me titull “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”

Elena Kirtcheva, anëtare e bordit dhe sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës, tha se qëllimi kryesor forumit është konsolidimi i rajonit, i cili, sic tha ajo, ka nevojë për Evropën, por edhe i nevojitet asaj.

“Ne duhet të shohim përpara duke pasur prioritet konsolidimin e rajonit. Ky është qëllimi kryesor i një forumi ekonomik, që të ketë konsolidimin sepse rajoni ka nevojë për Evropën, por më lejoni të them që Evropa ka nevojë për rajonin gjithashtu”, është shprehur Kirtcheva.

Edhe kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich, tha se Kosova është pjesë integrale e Evropës, teksa konsideroi se ka edhe një ekonomi të gjallë.

Ndërsa, për sfidat, Jackovich tha se Kosova ka edhe presione nga jashtë por se beson se do t’i kapërcejë ato.

“Sot ju keni një ekonomi të gjallë, një shtet funksional, një popullatë shumë të talentuar dhe një qeveri të mençur. Ka shumë sfida që përballeni, edhe presione do të thosha prej shumë vendeve të ndryshme, nga Uashingtoni, nga Brukseli, nga Beogradi, nga kudo. Ndoshta ky është fati i një shteti të vogël. Sepse ju keni një demokraci dhe sepse keni mbështetjen e popullit tuaj dhe një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, ju jeni në gjendje t’i përballoni këto sfida dhe t’i kapërceni ato dhe është në këtë mjedis Forumi Ekonomik i Vjenës do të vazhdojë”, tha ai

Show More

Related Articles

Back to top button