LajmeSport

Distria kalon në rrethin e tretë në Botërorin e Katarit

Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili ka nisur sot në Katar.

Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi gjermanen Mascha Ballhaus.

Kampionia olimpike kosovare shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar medaljen e artë në Botërorin e Dohas.

Në kategorinë e “Disit” garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndal qysh në luftën e parë.

Show More

Related Articles

Back to top button