LajmeRajon

Serbi, nis dorëzimi i armëve: Qytetarët kanë një muaj kohë, në të kundërt…

Nga sot e deri në 8 qershor, qytetarët që zotërojnë armë të paregjistruara, në Serbi mund t’i dorëzojnë ato pa asnjë lloj penaliteti në çdo stacion policor.

Ministria e Brendshme njoftoi se “personat që do të dorëzojnë  armët e paregjistruara gjatë kësaj periudhe, nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre, por thjesht t’i lënë ato në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”.

Presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se pret që njerëzit të tregojnë përgjegjshmëri të lartë dhe të mos i fshehin armët që kanë. Aksionin për dorëzimin e armëve pa leje, Ministria e Brendshme serbe e nisi pas dy vrasjeve masive që ndodhën në fshatrat afër Mlladenoçit dhe Smederevës, si dhe në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilat së bashku u vranë 17 persona e u plagosën mbi 20 të tjerë.

Sipas përllogaritjeve të qendrës kërkimore zvicerane Small Arms Survey, Serbia renditet e treta në botë për sa i përket zotërimit të armëve civile për frymë. Studimi tregon se vendi ka 39.1 armë të lehta për njëqind persona. “Vlerësime të tjera tregojnë se të të paktën po aq armë janë gjithashtu në zotërim të paligjshëm“, thotë Predrag Petroviç, drejtor kërkimi në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP).

Ai citon të dhënat zyrtare te policisë sere të vitit 2021, që tregojnë se Serbia asokohe kishte 920,000 armë, edhe pse që nga ai moment rezulton të jenë kthyer 50,000 deri në 60,000 të tilla.

Show More

Related Articles

Back to top button