LajmeMaqedoni

LSDM: Ku i mori VMRO-DPMNE 300 mijë euro për tribunën, me pasuri të ngrirë?

Shkup, 20 qershor – Nga LSDM sot thanë se Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në, mitingu në Qendër i kanë kushtuar plot 300 mijë euro për vetëm një ditë, por siç shtojnë edhe ky miting ishte i dështuar sepse nuk kishte organizim të mirë, informon Zhurnal.

“Shtrenjtë kushton debakli i Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së – mitingu i dështuar me dalje të dobët dhe organizim të dobët. Në miting kishte rreth 15 mijë anëtarë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa partia opozitare sigurisht ka planifikuar dhe ka siguruar transport për rreth 20 mijë anëtarë.

Transporti për 20 mijë anëtarë kushton 200 mijë euro. Nëse këtu shtohen harxhimet e binës, zërimit, rrymës, ujit, sanduiçave, harxhimeve për ndihmë të shpejtë, mbrojtje zjarrfikëse, lehtë arrihet te shifra prej 300 mijë eurove”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, këto 300 mijë euro janë hedhur në ujë.

“Llogaria e VMRo-DPMNE-së është bllokuar, ndërsa pasuria është ngrirë, pas akonfiskimit, shtrohet pyetja prej ku janë këto 300 mijë euro nga VMRO-DPMNE-ja me llogari të bllokuar dhe pasuri të ngrirë./Zhurnal.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button