BotaLajme

Shpërthejnë tensionet etnike, mbi 55 të vdekur dhe qindra të plagosur në Indi

Tensionet dhe dhuna mbi bazë etnike në Manipur të Indisë u mori jetën të paktën 55 personave.

Kështu bëhet e ditur nga ushtria indiane, që saktëson se nga përleshjet janë lënduar qindra persona të tjera, ndërsa janë zhvendosur të paktën 23 mijë njerëz.

Përplasja e dhunshme mes grupeve etnike Kuki dhe Meitei nisi më herët gjatë javës së kaluar për shkak të një proteste për të përcaktuar statusin e tyre.

Shkaku kryesor për humbjen e jetës apo për plagosjen është përdorimi i armëve të zjarrit. Për të qetësuar situatën, ushtria e Indisë janë vendosur në rrugët e rajonit Manipur, ndërsa është vendosur dhe bllokimi i qasjes në internet për të paktën 5 ditë.

Në pamjet e publikuara, vërehet se nga trazirat, ndërtesa të shumta janë në flakë.

Show More

Related Articles

Back to top button