Presidenti amerikan, Joe Biden, përsëriti thirrjen e tij drejtuar Kongresit për të ndaluar armët e zjarrit pas sulmit të armatosur gjatë fundjavës në Teksas, ku mbetën të vrarë tetë persona.
“Edhe një herë, po i kërkoj Kongresit të më dërgojë një ligj që ndalon armët e zjarrit”, tha Biden në një deklaratë, duke dënuar sulmin në shtetin amerikan të Teksasit, ku një person i armatosur vrau tetë persona në një qendër tregtare.
Sulmuesi, i cili u identifikua si Mauricio Garcia, 33 vjeç, u vra nga policia. Biden e quajti sulmin një “akt të pakuptimtë dhune” dhe tha se ai “do ta nënshkruante menjëherë” projektligjin nëse Kongresi ia dërgonte atij.
Personi ishte i armatosur me një pushkë AR-15 dhe kishte të paktën një armë tjetër me vete kur policia e qëlloi, tha një zyrtar i policisë për CNN. Në makinën e tij policia gjeti edhe disa armë.