LajmeRajon

Kryediplomati kroat po qëndron në Kosovë, sot takon Kurtin dhe Gërvallën

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryediplomatin kroat do ta presë në takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përveç Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, me fillim nga ora 16:15.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë ku është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla. 

Show More

Related Articles

Back to top button