Dy vajzat nga rajoni i Strumicës, të cilat dje u raportuan se janë humbur në territorin e qendrës së Shkupit, janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:50 në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë, bëri të ditur MPB-ja.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga ana e bëpunësve të policisë janë marrë masat përkatëse dhe të miturat janë gjetur”, theksojnë nga MPB-ja.
Vajzat e moshës 12 dhe 14 vjeçare, janë raportuar dje si të humbura rreth orës 16:00 në SPB Shkup nga mësuesja e tyre e cila i ka çuar në ekskursion njëditor.