Një 16-vjeçare u vra dhe nëntë persona u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një jetimore në Poloni.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një burrë hyri në jetimorë dhe sulmoi me thikë personat që ende nuk janë identifikuar.
Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Policia arriti të arrestojë autorin që sulmoi jetimoren dje dhe po heton shkaqet e sulmit, tha zëdhënësja e policisë Aneta Sobieraz për televizionin publik.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij sulmi.