Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar sot edhe më shumë sanksionet e saj të vendosura më parë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ekzekutivi i vendit vendosi që të plotësojë vendimin e kaluar.
Për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainën dhe qëndrimit të Bjellorusisë ndaj këtij agresioni, Kosova ka vendosur që në këtë pako vendimesh për sanksione, të përfshihen eksportet e teknologjisë.
Përveç kësaj, Kosova ka vendosur sanksione ndaj këtyre dy vendeve, edhe për importet e asfaltit dhe gomës sintetike e transitit të mallrave.
Kosova radhitet krahas vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.