Një stuhi e shoqëruar me breshër, reshje të dendura shiu dhe bubullima goditi disa pjesë të Anglisë dhe meteorologët dhanë një alarm moti.
Alarmi është në fuqi për Anglinë Jugore, Anglinë Lindore dhe pjesë të Midlands.
“Në një moment kishim frikë, pasi breshëri u forcua, se mund të na dëmtonte makinat, por për fat, gjithçka zgjati disa minuta”, tha ai.
Banorët e Basingstoke thonë se nuk kanë parë kurrë qytet një mot të tillë, ndërsa një qytetar theksoi se rrufeja goditi shumë afër tij.
Reshjet e mëdha sollën përmbytje në zona të caktuara dhe Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Devon dhe Somerset thanë se kishin marrë telefonata nga njerëz të ngecur në ujë.