Një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kishte një urdhër arresti për një vrasje në vendin tonë është arrestuar në Itali.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptari ishte shpallur në kërkim shatorin e vitit të kaluar, ndërkohë është arrestuar mbrëmjen e të hënës.
Mësohet se shqiptari lëvizte me një makinë së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë që jetonin në provincat e Trentos dhe Bolzanos. Ai është transportuar në burgun e Trentos e ndërsa pritet vendimi i gjykatës./Euronews Albania/