Një tërmet tronditi kryeqytetin e Japonisë Tokio dhe zonat përreth të enjten, duke plagosur njerëz dhe duke shkaktuar dëme të vogla, thanë zyrtarët dhe mediat.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, tërmeti ishte me magnitudë 5.4 ballë dhe kishte qendër në prefekturën Chiba, në juglindje të Tokios. Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Katër persona u plagosën, duke përfshirë një burrë që u godit nga një dritë tavani, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, ndërsa disa shërbime treni u anuluan ose u vonuan.
Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, me tërmetin masiv të vitit 2011 dhe cunamin pasues që vrau mijëra njerëz dhe shkaktoi një shkrirje katastrofike në centralin bërthamor të Fukushimës.