“Pas zgjedhjeve do ta sjellim këtë çështje përsëri në agjendën e kombit dhe parlamentit tonë”, tha presidenti i Türkiyes, Erdoğan.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan premtoi të mërkurën se do të prezantojë një kushtetutë të re “civile dhe liberale” pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Ne besojmë se miratimi i një kushtetute të re civile do të jetë një shërbim i rëndësishëm jo vetëm për gjyqësorin, por edhe për degët e tjera në vendin tonë. Duam të futim një kushtetutë civile dhe liberale të përgatitur nga duart e vullnetit kombëtar. Nëse mund ta arrijmë këtë, retë e fundit të mbetura mbi demokracinë tonë do të shpërndahen”, tha presidenti turk.
“Pas zgjedhjeve do ta sjellim këtë çështje përsëri në agjendën e kombit dhe parlamentit tonë”, tha Erdoğan në ceremoninë e 155-vjetorit të Këshillit të Shtetit. Erdoğan e përshkroi amendamentin kushtetues të bërë në 2017 si një nga reformat më të rëndësishme të qeverisë në historinë e Türkiyes.
“Ne kemi ngritur standardet e demokracisë sonë duke vendosur kufij më të qartë midis degëve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se vendosja e sistemit të qeverisjes presidenciale konsolidoi parimin e ndarjes së pushteteve në vend.
Të dielën, Türkiye do të shkojë në votime për të zgjedhur një president të ri dhe gjithashtu anëtarë të parlamentit prej 600 vendesh.