Një 16-vjeçar në Gjirokastër është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë. Mësohet se adoleshenti ndodhej në banesën e shokut të tij në momentin e ngjarjes, ndërsa është plagosur me armën e shërbimit të babit të shokut.
Ai është paraqitur në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë me armën e së cilit u plagosur 16-vjeçari është pezulluar nga detyra.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.