GostivarLajme

Gostivari po “zbrazet” nga infermieret, Saliu: Arsyet, pagat e ulëta

15 infermiere janë larguar kohën e fundit nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad”. Shumica prej tyre kanë ikur në vendet perendimore. Shkak i ikjes, siç thekson Xhevat Saliu kryetar i Shoqatës së motrave medicinale, teknikëve dhe laborantëve shqiptar në Gostivar, janë pagat e ulat dhe kushtet e punës. Sipas tij, një pjesë e personelit të mesëmn mjekësorë paguhen edhe më pak se sa paga minimale prej 20.000 denarëve.

“Ne jemi në një nivel shumë të ulët, është turp për ta theksuar pasi nuk arrijmë edhe nivelin e rrogës minimale në disa raste e cila tashmë është 20.179 denarë, pra kemi raste kur edhe kjo pagë nuk paguhet në vendin tonë. Pagat e ulta janë shkaku kryesorë, kurse si pikë e dytë janë kushtet. Ne si infermierë nuk jemi të barabartë me ligj për punën që bëjmë. Neve ligji nuk na njeh si infermierë, deri tash ka qenë vetëm mjeku dhe ne nuk kemi kundër mjekëve, por ne jemi ekip dhe mjeku nuk mund të funksionojë pa infermierën dhe infermierja pa mjekun. Nuk kemi Odën tonë, nuk jemi të licencuar dhe e gjithë kjo bën që personeli të largohet, të shkoj në një vend ku do të paguhet më mirë”, deklaron Xhevat Saliu kryetar i Shoqatës së motrave medicinale, teknikëve dhe laborantëve shqiptar në Gostivar.

Saliu thotë se personeli i mesëm mjekësor është ai që mbanë institucionet shëndetësore në këmbë. Kjo vërtetohet në bazë të të punësuarve, thotë ai. Duke iu referuar të punësuarve në Spitalin e Gostivarit, sqaron se nga 500 të punësuar, mbi gjysma janë personel i mesëm, gjegjësisht 175 janë motra të përgjithshme, 54 me shkollim të lartë, 33 akushere dhe 18 laborantë.

“Spitali jonë ka diku të punësuar 500 persona, ku gjysma e tyre u përkasin infermiereve, pra jemi mbi 250 infermierë, motra me shkollë të mesme, me shkollë të lartë dhe laborantë. Sipas informacioneve që kam, diku 10 – 15 infermiere e kanë lënë punën dhe kanë ikur nëpër vende dhe institucione ku rroga e tyre është më e lartë për shkak se ne jemi një profil me përgjegjësi shumë të madhe, por pak të paguar”, deklaron Xhevat Saliu kryetar i Shoqatës së motrave medicinale, teknikëve dhe laborantëve shqiptar në Gostivar.

Rritja e pagave për mjekët dhe inferimerët nga 2000 deri në 3000 denarë është e mirëseardhur, thotë Saliu, por kjo rritje nuk mjafton pasi e njejta nuk vjen sipas asaj që kërkojnë ata me marrëveshjen kolektive për harmonizim të pagave. Qeveria njoftoi dje se do të rriten pagat e personelit shëndetësorë.

“Ky hap duhej të merreshte diku para tre muajve, megjithatë ka disa fërkime në mes të sindikatave të cilat në vend se të merren me çështjet profesionale… normal tash edhe politika e bën të veten, dhe mendosj se për shkak të disa fërkimeve erdhi deri te vonesa prej disa muajve dhe për fat të keq ndoshta do i humbim dy muaj nga rritja e rrogave, megjithatë prap ka një arritje”, deklaron Xhevat Saliu kryetar i Shoqatës së motrave medicinale, teknikëve dhe laborantëve shqiptar në Gostivar.

Sipas Saliut, statusi i presonelit të mesëm mjekësor do të zgjidhej kur profesioni i tyre të njihej, të jenë të licencuar dhe të krijohet Oda e Infermierëve në nivel shteti, atë që e kërkojnë edhe shoqatat e tjera shëndetësore. Ndryshe, nesër në vendin tonë shënohet Dita e Infermierisë.

Show More

Related Articles

Back to top button