Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”, ka thënë Schallenberg.
Këtë ai e deklaroi të hënën në Luksemburg në një takim me përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Pos Austrisë, liberalizimin e vizave e kërkoi ditë më parë edhe Sllovenia.