Fundjavë ekologjike për një Gostivar më të pastër
Të shtunën (13 maj) në qytetin tonë do të realizohet aksioni ekologjik “Pastrim gjeneral në fundjavë”.
Aksioni ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe pozitivisht të ndikohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, andaj gjithësecili është i ftuar të japë kontributin e vet për një Gostivar më të pastër.
Aksioni fillon në ora 10:30 nga oborri i Komunës së Gostivarit, ndërsa përfundon në ora 12:30.
Aksionin e realizon Shoqata “Men and Mountain” në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ndërsa mbështetet edhe nga OK e Kryqit të Kuq – Gostivar.