LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje, bllokojm institucionet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare perplasin pushtetin dhe opozitën. VMRO-DPMNE paralajmeron bllokad totale të institucioneve dhe rrugëve nëse pushteti nuk ua plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme paralamnetare. Në këtë periudhë si Koalicioni qeverisës po kërkon mbështetje për të kapërcyer krizën, ndërsa opozita kërkon  mbështetjen e të  pakënaqurve por edhe të atyre që janë të papërcaktuar politikish për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Nëse vazhdojnë të shpërfillin nevojën për zgjedhje të kërkuara nga VMRO-DPMNE, opozita dhe qytetarët, ne do të detyrohemi të qasemi ashtu siç kemi paralajmëruar dhe siç kemi thënë një bllokadë të plotë të institucioneve, rrugëve, mbarë vendit, që më në fund të arrihet. Synimi që duan të gjithë në këtë vend përveç qeverisë, e ai është zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mjaft po fshihen, mjaft po ikin, le të dalin në shesh të përballen me VMRO-DPMNE-në, opozitën dhe qytetarët.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button