Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici, ka zhivilluar këtë të premte një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Burime bëjnë me dije se ambasadorja kamici ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.
Euronews Albania ka mësuar se nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.
Pra, shqetesimin e saj ambasadorja greke ia ka përcjellë gojarisht drejtorit përkatës që ka zhvilluar takimin.
Në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit nuk ka ende asnjë komunikatë zyrtare, ndërkohë që dyshohet se ai është ndaluar nga prokuroria e Vlorës për shit-blerje votash.