LajmeRajon

Aksidentohet automjeti i ambasadës ruse, një viktimë dhe një i plagosur

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentimin gjatë natës së mbrëmshme të një automjeti me targa zyrtare. Bëhet me dije se automjeti i aksidentuar i përket ambasadës ruse në Shqipëri. Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë një shtetas rus.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën”, njofton policia.
Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button