Arif Asani nuk do të jetë më zëvendës drejtor në Byronë për Siguri Publike.
Në vend të Asanit në këtë post, në byronë më të fuqishme brenda MPB-së, do të emërohet Arben Jashari si propozim i Aleancës për Shqiptarët.
Shokët dhe bashkëpartiakët e tij kanë filluar ta urojnë Jasharin për postin e marë.
Sipas informtave të para, Jashari është nga Gostivari, por jeton në Shkup.
Ndërkohë nuk dihet nëse zv/drejtori i deritanishëm Asani do të emërohet në ndonjë post të ri, ose do të mbetet në ndonjë sektor të BSP-së.