I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak udhëton këtë të premte (12 maj) drejt Beogradit për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.
Vizita e Lajçak në Serbi, vjen një ditë pas udhëtimit në Kosovë, ku u takua me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Gjatë këtij takimi, Lajçak vuri theksin te rëndësia e kuptimit të hapave të ardhshëm për dialogun mes dy vendeve.
Ndërsa kryeministri Kurti kërkoi zbatimin e plotë dhe të përpiktë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër.