LajmeSport

Rrezikohet finalja në Stamboll, UEFA gati ta zhvendos në Lisbonë?!

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos zhvillohet në Stamboll. Këtë vit është paraparë që Stambolli të jetë nikoqir i finales më të madhe në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve. Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë, kjo pasi UEFA ‘i frikësohet’ zgjedhjeve në Turqi.

Sipas raportimeve të fundit, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke. Vlen të përmendet që nëse ndodhë një gjë e tillë, do ishte hera e tretë që do zhvendosje finalja e Ligës së Kampionëve nga qyteti i Stambollit.

Kujtojmë që finalja zhvillohet më 10 qershor dhe do jetë sfidë mes fituesve të çifteve Real Madrid – Man. Siti dhe Milan – Inter.

Show More

Related Articles

Back to top button