BotaLajme

Danimarka e para në BE që jep alarmin për gazin, lëshohet sinjali i nivelit të parë

Danimarka shpall ‘paralajmërim të hershëm’ lidhur me shqetësimet e furnizimit me gaz të Rusisë

Agjencia e Energjisë e Danimarkës shpalli një alarm të nivelit të parë lidhur me shqetësimet për furnizimin e saj me gaz, për shkak të pasigurisë në importet e energjisë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë.

Bashkimi Evropian ka krijuar një sistem për të lejuar shtetet anëtare të shënojnë vështirësitë në lidhje me furnizimin me energji duke përdorur tre nivele në rritje të alarmeve – duke filluar me “paralajmërim të hershëm”, të ndjekur nga “alarm”, pastaj “emergjencë”.

Sistemi lejon ndihmën e ndërsjellë nga vendet e tjera të BE-së, por mund të nënkuptojë gjithashtu një fillim të racionimit të furnizimeve.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Daneze të Energjisë, Martin Hansen, lëshoi paralajmërimin e nivelit të parë.

“Kjo është një situatë serioze me të cilën po përballemi dhe është përkeqësuar nga reduktimi i furnizimeve. Aktualisht rezervat e gazit të Danimarkës janë rreth 75% të mbushura,” tha Hansen.

Deklarata vjen pasi kompania daneze e energjisë Orsted njoftoi në fund të majit se dërgimi i gazit rus në vendin skandinav do të pezullohej nga 1 qershori, pasi Orsted refuzoi të shlyente pagesën në rubla.

Rusia është një nga burimet kryesore të importit të gazit natyror në Danimarkë, sipas Agjencisë Daneze të Energjisë.

Holanda gjithashtu njoftoi të hënën se do të heqë kufizimet për prodhimin e energjisë me qymyr, një ditë pasi Gjermania dhe Austria morën hapa të ngjashëm për të lehtësuar varësinë e tyre nga furnizimet me gaz rus.

Show More

Related Articles

Back to top button