Të martën në Bruksel, do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në rend dite do të jetë marrëveshja për energjinë në veri dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Më 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ai ka thënë se “takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013 dhe 2015 si dhe në çështjet e tjera, përfshirë edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.
© KOHA.