Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ftuar Serbinë të përcaktohet qartë për rrugëtimin e saj evropian.
Von der Leyen në një intervistë për të përditshmet austriake “Wiener Zeitung” kërkoi nga Serbia prova të qarta se dëshiron anëtarësimin në BE. E kjo nënkupron sipas saj, edhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, transmeton rtv21.tv.
“Serbia duhet të vendosë në cilën anë dëshiron të jetë. Ne e duam atë në shtëpi, por për këtë na duhen prova të qarta se vendi ndan vlerat tona, si shteti i së drejtës dhe demokratik. Dhe se kundërshton edhe pushtimin rus”, ka thënë ajo.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë./21Media/