LajmeRajon

Daçiq: Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq tha se është koha që sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të përcaktohet nëse dëshiron apo nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në vend të normalizimit, kemi përshkallëzim të mëtejshëm. Kemi ardhur në atë pikë që maskat duhet të hiqen – a do të formojë Kurti Asociacionin apo jo?” , tha ai në TV Pink.

“Nëse Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë vlen edhe ajo që ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq – se ne nuk jemi marrë vesh për asgjë, dhe nëse dëshiron ta formojë Asociacionin, atëherë duhet parë se mbi çfarë baze do të jetë kjo”, shtoi ai.

Sipas tij Kurti ka zëvendësuar ilegalisht Ekipin Menaxhues dhe “po mendon për veprime të njëanshme, si t’i futë kryetarët në zyrat e veriut, por serbët nuk do ta lejojnë atë”.

Show More

Related Articles

Back to top button