LajmeRajon

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca pritet të fillojë në ora 09:00.

Në seancën e të premtes, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK), në Hagë, është diskutuar lidhur me propozimin e mbrojtjes së Thaçit lidhur me pyetjet që lidhen me krimet e serbëve.

Por që, ky diskutim ka mbetur pa sqarim për publikun, pasi që nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është vendosur që pjesa tjetër e diskutimit të jetë me përmbajtje të redaktuar për të kaluar më pas në seancë private.

‘‘Lidhur me propozimin e z. Kehoe lidhur me pyetjet që lidhen me krimet e serbëve dhe pastaj duke pas parasysh kundërshtimet e z. Halling sa i takon synimit tuaj për të bërë pyetje dëshmitarit lidhur me krimet e pretenduara nga forcat serbe dhe ndikimin që kanë pasur këto krime te refugjatët që janë kthyer në vend, unë e thash më herët fakti që forcat serbe mund të kenë kryer krime nuk lidhet me akuzat e klientëve tuaj, nëse keni ndonjë informacion sigurisht mund ta diskutoni përciptazi pa hyrë në themelësi apo në thelb të krimeve që mund të kenë kryer forcat serbe apo policia”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020

Show More

Related Articles

Back to top button