Bota

Pezullohet përkohësisht blerja e Twitterit nga Elon Musk

Themeluesi i Teslas, Elon Musk ka thënë se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitterin është pezulluar përkohësisht pasi ai pyeti për numrin e llogarive false ose spam në platformën e mediave sociale. Musku ka thënë se po priste informacione “që mbështesin llogaritjen se llogaritë ‘fake’ përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”. Aksionet e Twitterit ranë 25% në tregtim pas njoftimit për pezullim të blerjes. Musku ka qenë i zëshëm në pastrimin e llogarive të padëshiruara.

Twitteri raportoi gati dy javë më parë se llogaritë e rreme përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Mirëpo Musku tani po shqyrton këtë shifër. Sipas kushteve të marrëveshjes, nëse Twitteri ose Musku largohen, ata duhet t’i paguajnë palës tjetër një tarifë përfundimi prej 1 miliard dollarësh.

Show More

Related Articles

Back to top button